Lokale - eSIMy

Kandidati i VV-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, Fitim Haziri, ka vazhduar takimet me banorë të zonave të ndryshme të Podujevës, njofton Llapi.info.

Haziri, në një postim në Facebook është shprehur i bindur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Shtëpi për shtëpi. Mahallë për mahallë. Deri në fitoren e madhe të 14 shkurtit!

Faleminderit nga zemra banorëve të Gërdocit, Letancit, Brainës dhe Lluzhanit! KREJT dhe DREJT #AlbinKurtiKryeministër #fitimhaziri36”, ka shkruar ai./Llapi.info