Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar të dielën edhe 287 raste pozitive me COVID-19, pas testimit të 2.438 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes, dukë bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1498.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (72 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Podujevë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Siç ka njoftuar IKSHPK, në 24 orët e fundit në Podujevë kanë rezultuar pozitivë 19 persona. 5 prej tyre në qytet, 3 në Llapashticë të Epërme, 2 në Letanc dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bellopojë, Dobratin, Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Gllmanik, Kaçybeg, Sfeçël dhe Surkish.
Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 229 pacientë.
Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 60.218 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.498 pacientë kanë vdekur dhe 52.437 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 6.283./Llapi.info






