Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Paris të Francës, këtë të diel.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ka shkraur se atje do të zhvillojë bisedime edhe për Kosovën, transmeton Klan Kosova.
“Rrugës për në Paris. Na presin bisedime të rëndësishme për Serbinë, tema, nga Kosova e Metohija, rruga evropiane e Serbisë deri te ndërtimi i metrosë në Beograd. Rrnoftë miqësia serbo-franceze!”, ka shkruar Vuçiq.
Mediumi serb B92 ka shkruar se Vuçiq do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.






