Lokale - eSIMy

Reshjet e fundit të shiut dhe borës kanë shkaktuar vërshime sërish në disa pjesë të Podujevës, raporton Llapi.info.

Edhe në fshatin Dumosh të kësaj komune, reshjet kanë shkaktuar sërish vërshime.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit në adresë të Llapi.info, shihet uji teksa ka arritur gjer në prag të shtëpive. Banorët e kësaj anë kanë thënë se vazhdimisht ka vërshime, por që deri më tani nuk janë sanuar problemet.

Ndryshe, mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë. Më pas, sic ka njoftuar IHMK do të ketë kthjellime.

“Reshje parashihet të ketë edhe ditën e shtune por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK)./Llapi.info