Edhe dy persona të kërkuar janë arrestuar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Arrestimi i tyre është bërë në dy raste të ndara, ndërkohë që policia ka thënë se të njëjtit janë kapur pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.
“PKK Merdare, Podujevë 27.01.2021 – 22:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Rr. Ramë Obranqa, Podujevë 27.01.2021 – 22:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK.
Për vetëm një javë, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Podujevë. Sipas Policisë së Kosovës, të gjithë këta kanë qenë të kërkuar nga institucionet e sigurisë në vend./Llapi.info






