Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në kohën e fushatës kur edhe qeveriste me Podujevën, ndërmarrë “aksione” të shumta për meremetimin e rrugëve dhe trotuareve në shumë pjesë të kësaj komune, shkruan Llapi.info.
Nga këto punime, asfalti disave u shkoi deri në oborr, e disave gjer në prag të shtëpive. Në këtë kohë fushate s’mungoi as shtrimi i trotuareve.
Por, punimet shpejt e shpejt po dalin probleme tek pas 2-3 muajve.
Gjendje e njëjtë me probleme e ka edhe një urë në fshatin Dumnicë. Kështu kanë thënë banorët e kësaj ane, të cilët kanë potencuar se asfalti në këtë urë është shtruar dy ditë para zgjedhjeve.
Sipas tyre, shtresa e hollë e asfaltit është çarë, me ç’rast edhe po shkakton probleme./Llapi.info
Më poshtë pamjet:






