Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Met Podjeva”, raporton Llapi.info.
Nga kjo rrahje një person është lënduar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes të dyshuarit mashkull kosovar dhe viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë PK, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info






