Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Halabak të Podujevës, raporton Llapi.info.

Një person përpara shtëpisë së tij është goditur nga një veturë, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime të rënda trupore.  

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Halabak të Podujevës ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info