Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar në Podujevë, pasi të njëjti kanë ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.
Rastet i ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Podujevë 22.01.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar disa demolomë në shtëpi si dhe kishte kanosur viktimën, vëllain e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë PK.
“Podujevë 22.01.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e të dyshuarit bashkëshortit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e Policia së Kosovës dërguar mediave./Llapi.info






