Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në qendër të këtij qyteti, në orët e para të mëngjesit, është thyer një lokal nga hajnat.

Me këtë rast, dy prej tyre janë arrestuar, njëri prej të cilëve është i mitur.

Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar  njëri prej tyre i mitur pasi që dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur duke thyer një lokal. Me vendim të prokurorit kujdestar, të miturit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, ndërsa për te dyshuarin madhor 48 orë”, ka thënë PK./Llapi.info