Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës në fshatin Obrançë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Arrestimi i tij është bërë me urdhëresë të lëshuar na Gjykata, ndërkohë që i njëjti ka qenë në kërkim.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 20.01.2021-09:00. Me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë –dega Podujevë është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka thënë policia në raportin e saj të sotëm.
Ndërkohë, vetëm përgjatë kësaj jave disa persona në këtë komunë janë arrestuar si të shpallur në kërkim. Mirëpo, deri më tani, policia s’e ka dhënë as edhe një detaje shtesë për arsyen e arrestimit dhe se për çfarë kanë qenë të kërkuar të arrestuarit./Llapi.info






