Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në ditën e parë të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2020/21, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu, ka vizituar ShFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, njofton Llapi.info.

Me këtë rast Kryetari Bulliqi, ka uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillimin e mësimit në këtë gjysmëvjetor, me bindjen e thellë që sukseset e fëmijëve dhe të shkollave në përgjithësi do të ngriten.

Kryetari Bulliqi kërkoi angazhim të përbashkët nga institucionet, mësimdhënësit dhe prindërit, që të kemi nxënës të suksesshëm dhe mësimdhënie cilësore.

“Ju dëshiroj nga zemra një gjysmëvjetor të mbarë e me shumë suksese”, tha kryetari Bulliqi.

Duke qenë se jemi në kohë pandemie me coronavirus, Kryetari Bulliqi kërkoi kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe në këtë drejtim të respektohen rekomandimet e institucioneve shëndetësore, në zbatimin e masave mbrojtëse anit-Covid./Llapi.,info