Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-covid, raporton Llapi.info.
Sipas këtyre masave, te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, e ku bënë pjesë edhe Podujeva, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”. Nuk do të ketë pengesë për lëvizjen e qytetarëve.
Te ato me rrezik të lartë, komunat në zonë të kuqe, lëvizja e qytetarëve lejohet deri në orën 21:30, ndërsa nuk mund të ketë lëvizje mes orës 21:30 deri në orën 05:00.
Në vendimin e marrë nga Qeveria theksohet se qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë e që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, duhet të kenë testin PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit.
Personave mbi moshën 65-vjeçare u lejohet dalja nga shtëpia vetëm gjatë orarit 6:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00.
Ndalohen tubimet në jo më shumë se 50 persona./Llapi.info









