Lokale - eSIMy

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka qëndruar për vizitë në Podujevë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Geci ka publikuar një fotografi me disa të rinj. Në një njëjtin postim, Geci thotë se rinia e Llapit, sipas tij, janë me LDK-në.

“Rinia e Podujevës gjithë me LDK-në”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në zgjedhjet komunale të mbajtura më 29 nëntor, në Podujevë pas 20 vitesh është deklasuar LDK. Vetëvendosje me kandidatin e saj Shpejtim Bulliqi triumfoi në këto zgjedhje me mbi 50 për qind të votave, duke thyer “kalanë” të shumëpërmendur të LDK-së në Llap.

Ndërkohë, Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./Llapi.info