Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë me kandidatë për deputetë, raporton Llapi.info.

Kësaj liste, siç ka njoftuar LDK, do t’i prijë kryetari i kësaj dege në Podujevë, tani ministër në detyrë, Agim Veliu.

Veliu kandidon pas një kohe të gjatë për deputet, pasi për disa mandate ishte kryetar i Podujevës, e së fundi edhe ministër në dy qeveri, Kurti e Hoti.

Pos Veliut, kandidatë tjerë nga Podujeva për deputetë janë Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni, Visar Hoti, Fatlume Jaha dhe Zahide Gërvalla.

Ndërkaq, kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje janë Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu.

Deri më tani, PDK në këtë komunë s’i ka bërë publikë emrat e kandidatëve, por që siç mëson Llapi.info, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani janë përfolur si kandidatë për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt./Llapi.info