Lokale - eSIMy

Tre kandidatë në Lëvizjen Vetëvendosje në Podujevë janë votuar për t’u futur në garë për deputet në Kuvendin e Kosovës, raporton Llapi.info.

Ky votim është bërë sot në një mbledhje të jashtëakonshme nga Anëtarët e Këshillit të Qendrës.

“Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces transparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me shumicë votash zgjodhi edhe Kryesuesin e Grupit të Asamblistëve në Besianë, Florent Hasani.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Image may contain: 9 people
Image may contain: one or more people and indoor