Në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Podujevë, ende s’e ka finalizuar listën e kandidatëve për deputetë, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, deri më tani, vetëm dy kandidatë kanë shprehur gatishmëri për t’u futur në garë.
Burime të Llapi.info brenda kësaj partie kanë thënë se Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani janë shprehur të gatshëm për kandiduar në zgjedhje. Mirëpo, kjo listë ende s’është finalizuar, me ç’rast mund të ketë edhe kandidatë të tjerë.
Ndërkaq, listës së LDK-së në këtë komunë do t’i prijë Agim Veliu. Përveç tij, kandidatë janë edhe; Fatlume Jaha, Zahide Gërvalla, Fidan Rekaliu, Ekrem Hyseni dhe Visar Hoti.
Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë.
Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./Llapi.info






