Lokale - eSIMy

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 279 raste të reja me koronavirus dhe 4 raste të vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rzultojnë nga testimi i 1,751 mostrave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar 10 raste pozitive. 5 prej tyre në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Dobratin, Dumosh, Gërdoc, Letanc dhe Sfeçël.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 54.261. Prej tyre, 1,387 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 47.079 – prej tyre 431 në 24-orëshin e kaluar, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 5.795./Llapi.info