Lokale - eSIMy

Moti i ligë me reshje shiu mbrëmë në Podujevë është përcjellë edhe me vetëtima, shkruan Llapi.info.

Në pamjet e siguruara shihet vetëtima në trevën  e Llapit gjatë natës së mbrëmshme.

Ndërsa, një rrufe e fuqishme ka goditur palestrën e sporteve “Anauri” në Peran, duke e rrënuar mbi 50 për qind të këtij objekti.

Për këtë, Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, Elhame Kutllovci, bashkë me ish-deputetin e Kuvendit, Fitim Haziri, kanë vizituar sot Arenën Sportive “Anuari” në Peran, e cila të dielën është dëmtuar nga goditja e rrufesë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Gjatë vizitës të palestrës sportive në Peran, drejtoresha Kutllovci dhe ish-deputeti Haziri kanë parë nga afër dëmtimin që ka pësuar ky objekt sportiv, si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Si pasojë e goditjes nga rrufeja mbi 50 për qind e objekti është rrënuar. Për fat të mirë, edhe pse në momentin e goditjes në palestër kishte sportistë, askush nuk ka pësuar lëndime./Llapi.info

Image may contain: one or more people and outdoor
Image may contain: outdoor
Image may contain: outdoor