Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, priti në takim sot përfaqësuesit e shoqatës “Mjedra e Llapit”, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Në takimin e sotëm përfaqësuesit e shoqatës e uruan kryetarin Bulliqi për marrjen e detyrës në krye të Komunës dhe e informuan për aktivitetet dhe sfidat lidhur me kultivimin e kësaj kulture bujqësore.

Gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes për fermerët llapjanë, kultivues dhe prodhues të mjedrës me qëllim të rritjes së sipërfaqeve me varietete të reja të kësaj kulture të pemëtarisë së imtë.Përfaqësuesi i USAID-it, Kujtim Lepaja kërkoi që Komuna e Podujevës t’i sigurojë një hapësirë ku munden t’i zhvillojë aktivitetet e tyre shoqata “Mjedra e Llapit”.

Në takim ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Vigan Salihu, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, dhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Fatlum Osmani./Llapi.info