Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht në fshatin Bardhosh, raporton Llapi.info.
Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, shihet se në këtë aksident janë përshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 është raportuar për aksident trafiku me te lënduar në fshatin Bardhosh – komuna e Prishtinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura si dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë transferuar në QKUK për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut rrugor për hetimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, është shprehur Ahmeti.
Ndryshe, vetëm gjatë ditë së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






