Një aksident trafiku ka ndodhur në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Merdare, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tetë persona.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se dy nga të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave. Si pasoje aksidentit, janë lënduar gjashtë meshkuj kosovarë dhe dy femra kosovare, ku dy nga të lënduarit kanë mbetur për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të tjerët janë liruar”, ka thënë PK.
Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 13 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info






