Lokale - eSIMy

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 253 raste të reja me koronavirus dhe dy raste të vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,586 mostrave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar 31 raste pozitive. 11 prej tyre janë në qytet, me nga 2 raste ne fshatrat; Katunishtë, Obrançë dhe Balloc dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Dumnicë e Epërme, Dumosh, Gllamnik, Gërdoc, Letanc, Llapashticë e Epërme, Llugë, Lupç i Poshtëm, Orllan, Pollatë, Sekiraçë dhe Shtedim.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 53, 776. Prej tyre, 1,377 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 46.259 – prej tyre 646 në 24-orëshin e kaluar, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 6.140./Llapi.info