Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 afër Spitalit të Podujevës, raporton Llapi.info.
Sipas dëshmitarëve, të cilët kanë dërguar pamje në Llapi.info, një këmbësor është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësorë.
Si pasojë e goditjes këmbësori ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar për tretman njekësor.
Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti./Llapi.info







