Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses, vendim ky që i ndalon atij të kandidoj për deputet.
Në një reagim të bërë në Facebook, Kurti është shprehur se qeveria e re, sipas tij, do të jetë në shërbim të qytetarëve, duke paralajmëruar edhe partitë tjera.
“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës. Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka shkruar ai.