Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës ka funksionalizuar qendrën e thirrjeve në Komunën e Podujevës për çdo ankesë dhe problem të qytetarëve, raporton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë  së Administratës, Bahri Selimi.

“Çdo problem apo ankesë e çfarëdo lloji në Komunën e Podujevës, nga sot, ka një adresë të vetme.  Mjafton të thirrni në numrat: 0800 19 110 apo të shkruani në +383 466 19 110 me Viber ose Ëhats App, dhe nga aty, operatori do ta adresojë çështjen e ngritur nga Ju, te zyrtari përgjegjës.  Ky sistem i avancuar teknologjik, i realizuar nga Drejtoria e Administratës, mundëson komunikim të pandërprerë me qytetarë për ta adresuar problemin në vend të duhur dhe në kohë sa më të shpejtë. Të gjitha thirrjet janë pa pagesë. Orari i punës, prej orës 8:00 deri në orën 20:00”, ka shkruar ai në Facebook./Llapi.info