Lokale - eSIMy

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, i ka bërë thirrje Donald Trumpit që të dalë në televizion dhe ta ndalojë kaosin.

“Më vjen keq që më mori kaq kohë të dal të flas. Demokracia jonë është nën sulm të parecedent. Jam i shokuar dhe mërzitur që puna jonë ka mbërritur në një moment kaq të errët. Diçka që nuk kemi parë më parë. Është sulm mbi ndërtesën e demokracisë – Capitol, mbi të zgjedhurit tanë e mbi ligjin siç e kemi parë vetëm disa herë më parë. Më lejoni të jem i qartë. Skenat e kaosit në Capitol nuk përfaqësojnë amerikanët e vërtetë. Bëj thirrje që të vazhdojnë procedurat për transformimin paqësor të pushtetit. Më keni dëgjuar më parë të them se fjalët e një presidenti kanë me rëndësi, sado i mirë apo keq të jetë ai. I bëj thirrje Trumpit: Dil në televizion dhe bëni thirrje që të ndalohet ky kaos.