Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë automatike AK-47 në Podujevë, raporton Llapi.info.
“Podujeve 05.01.2021-11:30. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me një karikator të zbrazët. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka thënë PK.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Polici është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info