Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.Miftraj ka thënë se një aktvendikm i tillë nuk ka logjikë juridike dhe si i tillë brenda tij ka një hile të madhe.Ai thekson se me një aktvendim të tillë është cënuar rëndë siguria juridike në Kosovë.
“Gjykata Kushtetuese ne emer te sigurise juridike, me kete aktgjykim e ka cenuar rende sigurine juridike ne Kosove”
Postimi i plotë:Prej perspektives sime, aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese nuk ka logjike juridike.
E kam dhene para dy jave se ky aktgjykim e ka nje hile te madhe. Gjykata Kushtetuese vlereson kushtetuteshmerine e ligjeve dhe vendimeve administrative nese jane ne pajtim me Kushtetuten, dhe jo e kunderta nese Kushtetuta eshte ne pajtim me ligje.
Ky aktgjykim i merr ne menyre te pjesshme ne perpjekje per te argumentuar vendimin e saj, praktika nga shtetet e forumit te Komisionit te Venecias.
Integriteti dhe figura e paster e kandidateve eshte e rendesise se vecante per cdo shtet qe aspiron zbatimin e parimeve te sundimit te ligjit dhe qeverisjes se mire. Sidoqofte, jo ne kurriz apo per te rehabilituar kerkesa te partive te caktuara politike.
Gjykata Kushtetuese ne emer te sigurise juridike, me kete aktgjykim e ka cenuar rende sigurine juridike ne Kosove.
Nje aktgjykim nje perdorimesh, por qe do kete pasoja ne te ardhmen deri kur te kemi nje reforme te thelle kushtetuese.