Një grabitje ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se një personi i janë grabitur nga duart 870 euro.
“Podujevë 05.01.2021-15:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kanë hyrë në market dhe kanë pyet a dëshiron me ble një telefon, pasi që ankuesi kishte pranuar të blejë telefonin të dyshuarit i kanë marre paratë -870 euro nga dora dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti nen hetime nga njësitet policore”, ka thënë PK./Llapi.info






