Një person është arrestuar dje rreth orës 16:00 në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur vetë Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi i njëjti ka shtënë me armë në një aheng.
“Fsh. Batllavë, Podujevë 03.01.2021 – 16:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aheng kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 15 gëzhoja të kal. 9 mm. Nga i dyshuari njëherit pronar i shtëpisë është konfiskuar arma me gas. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, ka thënë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info






