Lokale - eSIMy

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 174 raste të reja me koronavirus dhe një rast i vdekjes, raporton Llapi.info.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike thuhet se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,224 mostrave.

Viktima, e moshës 76-vjeçare, u regjistrua në Vushtrri, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, sot në Podujevë janë konfirmuar shtatë rasteve pozitive. 2 prej tyre janë në qytet dhe me nga një rast në fshatrat; Gllamni, Bellopojë, Konushec, Obrançë dhe Sfeçël.

Nurmri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 51,502. Prej tyre, 1,336 pacientë kanë humbur jetën.

Pacientë të shëruar janë 41,852 – prej tyre 445 në 24-orëshin e kaluar, derisa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 8,314./Llapi.info