Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë kanë qenë një automjet civil me drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti gjendet në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë PK.
Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 81 aksident trafiku, prej tyre 26 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info






