Kosovës të hënën i janë shtuar 181 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.002 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 9 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.317.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 2 raste (80, 78 vjeç), Drenas 1 rast (67 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Istog 1 rast (62 vjeç), Mitrovicë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç).”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 21 raste pozitive me COVID-19. 12 prej tyre janë në qytet, 6 në fshatin Shajkoc, dy në Batllavë dhe një rast në fshatin Sekiraçë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të sot janë regjistruar edhe 407 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 9.515.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 50.801 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.317 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






