Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot për vizitë në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Me këtë rast, Osmani është pritur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në një prononcim për gazetarë, Osmani ka shtuar se ka uruar Bulliqin për pozitën e re.
“Kryetarin Bulliqin e urova për pozitën e re. Uroj që të kemi bashkëpunim, cështje për të cilën edhe biseduam gjatë takimit, pasi komunat vërtetë kanë nevojë për ndihmë nga niveli qendror. Po ashtu, sot mbështetem artitsët, të cilët në kohë pandemie kanë pasur vështirësi”, është shprehur Osmani.
Osmani ka marrë pjesë në Takimet e Kulturës “Kadri Kadriu” 2020, në Podujevë. Ajo tha se ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese.
“Kënaqësi të marr pjesë në këtë manifestim. Ky manifestim e ka mbajtur gjallë frymën krijuese. Për ne Kultivimi i vlerave letrare është thelbësore për krijimin e identitetit tonë kulturorë. Shpresoj që edhe pse në pandemi ky takim të shfaqë sukses. Ju uroj për kontributin tuaj dhe shpresoj që të shohim më shumë ndikim të gjeneratat e ardhshme që të krijojnë traditën që është krijuar në këto vite”, tha Osmani./Llapi.info






