Lokale - eSIMy

Një person në fshatin Kërpimeh të Podujevës është shoqëruar në Polici, pasi që i njëjti po transportonte dru me traktorin e tij, njofton Llapi.info.

“Njësiti policor ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar i cili ishte me traktor dhe kishte të ngarkuar dru 4m pa dokument nga ekonomia pyjore”, ka shtuar PK.

Policia ka thënë se drutë janë konfiskuar dhe rasti kalon në procedurë të rregullt.

Edhe ditë më parë nëpër disa fshatra të Podujevës disa persona janë ndaluar për të njëjtën çështje.

Ndërkohë, sic ka thënë Policia, ditë më parë dy zyrtarë policorë janë sulmuar nga vëllai i një të dyshuari, pasi ishte ndaluar për transportim të druve pa dokumente./Llapi.info