Bashmir Xhemaj nga zyra për medie e Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në Frontal’ të T7, ka thënë se ka mundësi të mëdha që PDK të dalë e para në zgjedhje.

“Nga sondazhet tona, PDK’ja ka një mundësi të jashtëzakonshme për të luftuar dhe për të dalë e para, për disa arsye: Jemi e vetmja parti që nuk shkaktuam kaos në këto 14 muaj. PDK’ja, z. Veseli ka pasur një largpamësi, më 6 tetor ka thënë se PDK’ja do të jetë në opozitë. Verdikti i popullit ishte që të mbesim të tretët. Mendoj që PDK është fituese politike dhe morale në këto 14 muaj”, theksoi ai.

Ndërkohë që sot kjo parti gjatë konferencës për media, e zyrtarizoi emrin e Enver Hoxhajt, si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.