Kosovës të hënën i janë shtuar 264 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 990 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 6 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.262.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (82, 80, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 14 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 8 janë në qytet, Llapashticë e Epërme, Balloc, Dumnicë e Epërme, Gllamnik dhe Revuçë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 205 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11.134.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 49.169 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.262 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






