Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka lëshuar urdhëresë për Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, që t’i përcjellin në mënyrë strike furnizimin me barëra dhe materiale tjera shëndetësore, shkruan Llapi.info.

“Kërkohet nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare – QKMF Podujevë, që në mënyrë permanente të përcjellin procesin e furnizimit të barërave dhe materialeve tjera mjekësore dhe të përkujdesen në administrimin strikt të tyre përmes  një sistemi monitorues sa i përket regjistrimit, shpërndarjes dhe çështjeve tjera përkatëse, varësisht nevojave dhe kërkesave, në përputhje me rregullativën ligjore”, thuhet në urdhëresën  e lëshuar nga i pari i Podujevës.

Sipas këtij vendimi, çdo lëshim eventual nga ana e zyrtarëve/personalit përgjegjës do të merren masa disiplinore dhe masa  tjera ligjore./Llapi.info  

No photo description available.