Lokale - eSIMy

Një trafo e energjisë elektrike është përfshirë sonte nga flakët më fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas lexuesve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, kjo trafo është djegur tërësisht.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë bërë të ketë zjarr në këtë trafo, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet kompetente.

Si pasojë e kësaj, në këtë anë është ndërprerë energjia elektrike./Llapi.info