Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar sot gjatë ditës në Podujevë, në dy raste të ndara, raporton Llapi.info.

Arrestimi i tyre është bërë pasi të njëjtit kanë qenë në kërkim, e që dyshohet se kanë kryer vjedhje.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot nga njësite policore të Podujevës, në dy operacione të ndara, janë arrestuar dy persona të dyshuar për të cilët kishte urdhëresa të gjykatës.  Aksionet janë ndërmarrë në dy lokacione të ndryshme, përkatësisht në fshatin Gllamnik dhe në qytetin e Podujevës, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe janë realizuar 2 urdhëresa te gjykatës”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë:

-B. M, mashkull, 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ( urdhëresë gjykatës për vjedhje të rëndë), dhe 

-F.O mashkull,23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( 1 urdhërese te gjykatës për vjedhje të shërbimeve).

Më tej, Ahmeti ka deklaruar se personat e arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar ne vuajtje të dënimit./Llapi.info