Kosovës të dielën i janë shtuar 223 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.001 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.256.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (66, 63 vjeç), Drenas 1 rast (69 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Kamenicë 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (66 vjeç), Obiliq 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 26 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 9 janë në qytet, 3 në fshatin Metehi, me nga 2 raste në fshatrat; Lluzhan, Letanc dhe Katunishtë, dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bradash, Gllamnik, Lupç i Epërm, Lupç i Poshtëm, Penuhë, Sekiraçë dhe Popovë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 342 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11.081.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 48.905 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.256 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






