Një grabitje nën kërcënim të thikës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në një pompë të derivateve në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa është bërë e ditur se një punëtori i janë grabitur 900 euro të gatshme.
“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë, 19.12.2020 – 22:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i dyshuar me maskë dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur para të gatshme 900 € dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk raporton për të lënduar por janë duke kërkuar personin e dyshuar”, ka njoftuar PK.
Ndryshe, grabitjet e armatosura janë shtuar dukshëm ditëve të fundit në nivel vendi, ndërkohë që dje për vetëm 10 minuta janë kryer dy grabitje në banka në Prishtinë./Llapi.info






