Lokale - eSIMy

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në kilometrin e parë të magjistrales Podujevë – Prishtinë, raporton Llapi.info.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Isak Ejupi.

“Rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Podujevë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të huaja, ku kanë mbetur të lënduar katër persona. Ekipet kompetente policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ejupi.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente, 12 prej tyre kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info