Lokale - eSIMy

Rregullatori zviceran i ilaçeve, Sëissmedic, e ka autorizuar përdorimin e vaksinës së kompanive “Pfizer” dhe “BioNTech” kundër koronavirusit, duke e quajtur miratim të parë në botë sipas procedurës standarde.

“Të dhënat që janë deri tani në dispozicion treguan nivel të lartë të krahasueshëm të efikasitetit në të gjitha grupmoshat e hulumtuara, duke i përmbushur kështu kërkesat e nevojshme”, thuhet në faqen zyrtare të këtij organi në internet.

“Siguria e pacientëve është parakusht themelor, sidomos kur bëhet fjalë për autorizimin e vaksinave”, tha drejtori i rregullatorit Swissmedic, Raimund Bruhin.

Ai tha se vendi u arrit shpejt duke iu falënderuar fleksibilitetit të ekipeve të organizuara, duke arritur që në të njëjtën kohë të përmbushen tri kërkesat kryesore – siguria, efikasiteti dhe cilësia, shkruan Reuters.