Një tjetër rast dhunë në familje është regjistruar mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht gruan, vajzën dhe djalin e tij.
“Podujevë 16.12.2020 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat bashkëshorten e tij, vajzën dhe djalin e tij të moshës se mitur. I dyshuari pasi qe ka qene ne ndikim te alkoolit është trajtuar ne QKMF Podujeve, ndërsa viktimat nuk kanë kërkuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info






