Një rrahje ditë më parë ka ndodhur në Podujevë, ku mbeti i lënduar një person, raporton Llapi.info.
Fillimisht janë arrestuar tre persona, kurse edhe një tjetër është arrestuar së fundi nga Policia e Kosovës
“Podujevë 15.12.2020 – 14:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në një rrahje me një person tjetër të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore gjatë rrahjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë PK./Llapi.info






