Kosovës të mërkurën i janë shtuar 296 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1.158 mostrave, raporton Llapi.info.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 5 viktima, duke bërë kështu që numri i tyre të arrijë në 1.225.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (58 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.
IKSHPK ka bërë të ditur se në 24-orët e fundit në Komunën e Podujevës janë regjistruar 25 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 10 janë në qytet, me nga 2 raste në fshatrat; Batllavë, Bradash, Shajkoc dhe Siboc i Epërm dhe me nga një rast në fshatrat; Balloc, Dobërdo, Dumnicë e Epërme, Gllamnik, Llapashticë e Epërme, Lupç i Epërm dhe Peran.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 319 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11.318.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 47.499 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 1.225 pacientë kanë vdekur./Llapi.info






