Lokale - eSIMy

Janë duke vazhduar edhe dorëheqjet nga Partia Demokratike e Kosovës – dega në Podujevë, pas dorëheqjes së kryetarit të kësaj dege, Naim Fetahu, raporton Llapi.info.

Kësaj vala i ka paraprirë edhe një anëtar i kësaj partie, Ismet Revuçi, themelues i PDK-së në fshatin Bradash.

Të nderuar anëtar dhe struktura të Partisë Demokratike të Kosovës !
E përkrahi dorëheqjen e kryetarit të Degës z.Naim Fetahu!
Unë Ismet Revuçi që isha një ndër themeluesit e parë të kësaj partie nē kuadër të nëndegës së fshatit Bradash bashkë me të ndjerin z.Beqir Hajrizi ,jap dorëheqje nga pozita Kryetar i nëndegës“, ka shkruar ai./Llapi.info