Dy persona janë arrestuar në qytetin e Podujevës, pasi të njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë, raporton Llapi.info.
Rasti, siç ka njoftuar sot Policia e Kosovës, ka ndodhur dje rreth orës 14:30.
“Podujeve13.12.2020-14:30. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar fizikisht zyrtaret policorë. Nuk raportohet për te lënduar”, ka thënë PK.
Më tej, Policia ka thënë se me vendim te prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info






